Protesta/Policia procedon Bashën dhe deputetë të opozitës

Procedohet nga policia kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të PD dhe LSI që morën pjesë në protestën e opozitës te “Unaza e Re” në datën 23 nëntor, në mbështetje të banorëve të “Astirit”.

Mes deputetëve të tjerë të proceduar nga radhët e PD janë Flamur Noka, Genc Pollo dhe Enkelejd Alibeaj.

Basha dhe deputetët e tjerë akuzohen për 3 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?