Protesta/ Policia s’ndal gazin, plan special për Kryeministrinë
Policia do të përdorë edhe në protestën e nesërme të opozitës para Parlamentit gazin lotsjellës nëse do të jetë e nevojshme. Burime të MAPO-s bëjnë me dije se uniformat blu nuk janë tërhequr nga gazi lotsjellës. Në varësi të situatës para ndërtesave shtetërore, mund të ketë përdorim edhe të ujit me presion nga forcat e rendit.
Mësohet gjithashtu se do të ketë plan special edhe për mbrojtjen e Kryeministrisë, nëse protestuesit do të zhvendosen nga Parlamenti në drejtim të Bulevardit. Gjatë protestës së 16 marsit protestuesit marshuan nga Kryeministria në drejtim të sallës së seancave plenare, duke gjetur të papërgatitur policinë.
Seanca plenare nis prej orës 10:00, ndërsa opozita ka njoftuar grumbullimin e protestuesve në orën 09:30. Deputetët do kalojnë nga hyrja anësore e Kuvendit dhe do mbrohen secili nga efektivë të FNSH-së për të shmangur incidentet me protestuesit.
KOHA JONË SONDAZH

