Protesta, prindi i kopshtit “Zybejde Hanim”: Bënë lojën e ndyrë. Vendimi u mor nga kazanët e ndyrë të politikës
Në protestë u fol edhe për mbylljen e institucioneve turke në vend me vendim të qeverisë, por që akuzat janë se u bë nga një kërkesë e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Beada Mada, prind i një prej fëmijëve që frekuentonte kopshtin “Zybejde Hanim”, tha se vendimi për mbylljen e një nga kopshteve më të mira, u mor nga kazanët e ndyrë të politikës.
“Në kazanët e ndyrë të kësaj politike u mor vendimi dhe u mbyll kopshti më i mirë. U hodh poshtë i gjithë stafi mësimor me një të rënë të lapsit. A i ke dëgjuar të qarat e fëmijëve tanë? Loja bëhet më e ndyrë për fëmijët tanë, paditësit më të vegjël të drejtësisë. E turpshme çdo minutë dhe çdo sekondë i këtij sektori”.
KOHA JONË SONDAZH

