Protesta pro Palestinës në Tiranë, vihen nën hetim 15 qytetarë
Protesta pro Palestinës e mbajtur në Tiranë, ka çuar në procedim penal 15 qytetarë, të cilët sipas Policisë së Shtetit kanë thyer vendimet e Komitetit Teknik për grumbullimet, në një kohë që politika i ka thyer çdo ditë me pjesëmarrje masive të qytetarëve në takime.
. ”Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit: E.S, 23 vjeç, B.L, 28 vjeç, A.B, 47 vjeç, A.D, 26 vjeç, F.B, 22 vjeç, E.Z, 44 vjeç, E.K, 35 vjeç, A.M, 21 vjeç, F.L, 27 vjeç, E.P, 23 vjeç, A.J, 53 vjeç, E.R, 48 vjeç, I.D, 36 vjeç, A.H, 36 vjeç dhe O.G, 31 vjeç”.