Protesta, shoqata Amerikano-Shqiptare e zbatimit të ligjit dënon dhunën ndaj Policisë së Shtetit
Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) ka shprehur solidaritet dhe mbështetje të plotë për Policinë e Shtetit Shqiptar, duke dënuar ashpër aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë gjatë ngjarjeve të fundit në Tiranë.
Në një reagim zyrtar, AALEA e cilëson sulmin ndaj oficerëve të Policisë si një akt brutal dhe të papranueshëm, duke theksuar se dhuna ndaj atyre që shërbejnë për mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë së komuniteteve duhet të marrë përgjegjësinë e plotë ligjore.
Shoqata shpreh respektin dhe mbështetjen më të thellë për punonjësit e Policisë së Shtetit të lënduar gjatë tubimit, si dhe për familjet e tyre, duke vlerësuar guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre si burim krenarie për shqiptarët kudo në botë.
AALEA gjithashtu nderon shërbimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe lutet për shërim të plotë dhe të shpejtë të oficerëve të lënduar, duke ritheksuar mbështetjen e saj të palëkundur ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.
“Ne nderojmë shërbimin e tyre dhe lutemi për shërimin e tyre të plotë dhe të shpejtë:, thekson AALEA.
“Për Policinë e Shtetit Shqiptar: nuk jeni vetëm. Komuniteti amerikan-shqiptar i zbatimit të ligjit qëndron me ju në solidaritet, sot dhe përherë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim misionin tuaj për të mbrojtur dhe shërbyer, dhe kurrë nuk do të harrojmë guximin e atyre që qëndrojnë në vijën e parë të sigurisë publike”, thuhet në reagim. ATSH
KOHA JONË SONDAZH
A të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 30573

