Protesta te Astiri, Policia ka shoqëruar 6 persona
Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Astirit, policia ka shpoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë të zonës. Sipas burimeve mediatike bëhet e ditur se janë shoqëruar: Gëzim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduari dhe Skënder Doda. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën e Astirit kishte një prani mjaft të madhe të policisë dhe forcave të FNSH-së, ndërsa pranë banorëve mbërriti me urgjencë dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Banorët thonë që në të gjithë zonën kanë qenë rreth 300 punonjës të policisë.
KOHA JONË SONDAZH

