“Protesta te Astiri”/ Vijon rezistenca, Avokati i Popullit zbret në terren

Banorët e Astirit vijojnë rezistencën duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për të prishur banesat pa marrë më parë dëmshpërblimin e plotë.

Protestuesit sot kanë hyrë në ditën e 16 të rezistencës së të tyre, ndërsa në orën 17:00 ata kanë njoftuar se do të mblidhen sërish në rrugë.

“Protesta te Unaza e Re"/ Vijon rezistenca e qytetarëve

“Pa na dhënë 100 % të dëmshpërblimit, ne nuk tërhiqemi”, tha një nga protestuesit. Për të ndjekur nga afër protestën kanë zbritur në terren edhe përfaqësues të  Avokatit të Popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga juristët e këtij institucioni deklaroi se ata po ndjekin rastin e një gruaje, e cila pretendon se është dhunuar nga policia , ndërsa qytetarja denoncimin e bëri drejtpërdrejt në News 24 dhe “BalkanWeb”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sigurisht që po e mbikëqyrim situatën. Avokatja është prononcuar publikisht  për rastin e dhunimit të një gruaje. Ne po mbledhin informacion, por po ndjekin edhe rastin e zonjës e cila tregoi se është dhunuar nga policia. Pikërisht për këtë kemi ardhur për të vëzhguar”, tha një nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?