Protesta të dhunshme kundër shtetrrethimit në Beograd. Protestuesit përleshen me Policinë
Qeveria e Beogradit ka njoftuar se këtë fundjavë do të kthehet shtetrrethimi në qytet, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Kundër këtij vendimi, mijëra njerëz kanë dalë për të protestuar, por janë përleshur me forcat speciale të kryeqytetit.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit, Aleksandër Vuçiç, duke e akuzuar atë për menaxhim të keq të krizës.
Qeveria i hoqi kufizimet përpara zgjedhjeve në qershor të cilat u fituan nga partia e Aleksandër Vuçiç, në mes të një bojkoti nga një aleancë e opozitës.
Serbia regjistroi 13 vdekje nga koronavirusi të martën, numri i saj më i lartë deri më tani.