Protesta te parlamenti, policia arreston edhe fëmijë
Policia e Tiranës ka arrestuar edhe fëmijët, pas dhunës që ushtroi ndaj protestuesve tek parlamenti.
Me një njoftim për mediat, policia thotë se ka ndaluar 11 banorë, mes të cilëve edhe fëmijë.
Të arrestuarit janë:
– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
– P. A., 17 vjeç;
– Fluturim Goleci, 30 vjeç;
– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
– Marsel Villari, 28 vjeç;
– Erjona Dozhani, 30 vjeç;
– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
– Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme’);
– Ali Nalic, 35 vjeç;
– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
– Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme’, ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’ si dhe ‘Goditja për shkak të detyrës’.