Protesta te ”Rruga Kombit”, Shehu: 120 banorë u plagosën
Protesta e 31 marsit në ”Rrugën e Kombit”, la të plagosur 120 qytetarë. Shifër kjo e dhënë nga kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu. I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se policët kanë marrë ndihmën e shpejtë, dërsa banorët jo.
”Më thoni një deklaratë që ka bërë një deklaratë Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Brendshme ka thënë se janë 12 policë të plagosur. Informacionet brenda qytetit janë 120 qytetarë të dëmtuar. Ata të gjithë kanë marrë ndihmën e shpejtë. Nxitimi i kryeministrit i vendos të gjitha institucionet në presion. Po të kishte dalë drejtori i policisë do ishte më e stabiluzuar situata. Kryeministri duhet të jetë më i matur, më i keq”,-tha Shehu.
KOHA JONË SONDAZH

