Protesta te Unaza, ARRSH në terren për verifikim
Aktualitet E Martë, 14 Shtator 2021 20:20
Në një kohë kur protestat e banorëve të zonës së Astirit vijojnë, inspektorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë zbarkuar në terren për procesin e verifikimit dhe matjen e objekteve.
Në kuadër të projektit për Unazën e Madhe parashikohet shembja e shumë objekteve, ndërsa banorët kërkojnë dëmshpërblim 100 %.
Aktualisht ARRSH po vijon e procedurat e verifikimit, për të bërë të mundur që më pas të bëhen edhe shpronësimet e pronarëve.
KOHA JONË SONDAZH

