Protesta tek Astiri, shoqërohet ish-deputeti Balliu

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shoqëruar në Policinë e Tiranës pas protestës së banorëve të Unazës së Re. Edhe sot banorët protestuan, duke bllokuar rrugën në këtë zonë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se: “Në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën të vidhnin 40 mln euro me aferën tashmë të njohur në gjithë botën të Unazës së Re, si dhe të devijonin lumin e lanës për ti dhënë mundësinë një trafikanti droge, mik i Ballës dhe Ramës të ndërtonte një projekt me vlerë 60 mln euro. Është e njëjta drejtësi e kapur dhe e korruptuar që nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën që tashmë e gjithë bota e tregon me gisht, sepse përmes parave të drogës dhe të krimit shkeli ligjet amerikane, shkeli ligjet e fushatës së presidentit Obama. Dy persona janë dënuar me burg por për Edi Ramën, prokuroria e kapur dhe majonetat kamikazët politik në prokurori dhe gjykata nuk hapin hetime. Ne luftojmë për kushtet dhe ligj. Ne luftojmë sonte tek Unaza e Re për të gjitha këto vlera me të cilat do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?