Protesta tek Parlamenti, Ngjela: De*radim mendor i Saliut, pushteti ndryshohet me votë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e Rithemelimit këtë të enjte që u mbajt para Parlamentit, ku u dogjën goma makinësh duke krijuar tym dhe kaos. Për atë aty kishte vetëm britma irracionale të një turme.

”Ku kishte protestë patë gjë ju? Britma të turmave, as turmë nuk qe. Britma irracionale. Unë ju thashë dje, lodhje kot. Degradim mendor i Saliut që nuk e kupton kjo pjesë e opozitës që të shpëtojë. Është non-grata në Amerikë çfarë do bëjë me një protestë.

Do bëhet revolucion në Shqipëri? Që është vend i NATO. Është prapambetje mendore më shumë dhe pasion irracional. S’bëhet ajo. Pushteti ndryshohet me vota. Vend demokratik dhe i NATO. Nëse ke gjë drejtoju popullit. Me zjarr do bëhet krizë kushtetuese me zjarr rrotash”,-tha Ngjela.

SHKARKO APP