Protesta, Tritan Shehu: Shqiptarët do komunikojnë me Brukselin nga Bulevardi
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu pjesë e grupit të Sali Berishës, thotë se në protesën e 6 dhjetorit, shqiptarët do komunikojnë me Brukselin nga Bulevardi.
Po ashtu Shehu thekson përmes një postimi në facebook, se kjo ditë do të shërbejë për të shprehur aspiratën për Europën dhe Perëndimin dhe për të evidentuar problemet e mëdha që kanë mbërthyer Shqipërinë për shkak të regjimit.
”Një mundësi e veçantë kjo atë ditë për të shprehur aspiratën tonë të madhe për Europë e Perëndim. Çuarjen përpara të projekteve të BE-së siç është Procesi i Berlinit. Qëndrimin gjithmonë dhe më të qartë të institucioneve europiane kundër atyre projekteve, që bien ndesh me parimet e BE, me rrugëtimin tonë drejt Europës, siç është në radhë të parë Ballkani i Hapur i Vuçiç, etj”.
KOHA JONË SONDAZH

