Protestat e banorëve – Fier, firma tërhiqet nga ndërtimi i landfilldit të mbeturinave

Anulohet projekti për ndërtimin e landfillit në zonën midis fshatrave Plyk dhe Mbyet në Fier.

Pas protestes  së vazhdueshme të banorëve të zonës, çështja është shoqëruar me debate të ashpra edhe në këshillin bashkiak.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi shpjegoi se firma që mori përsipër zbatimin e projektit, u tërhoq për shkak të terrenit dhe rrëshqitjeve në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë një komision me ekspertë do të vlerësojnë në terren një tjetër vend ku mund të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Subashi: Firma që mori përsipër zbatimin e projektit u tërhoq. Firma u tërhoq për shkak të terrenit dhe rrëshqitjeve në zonë. Komisioni me ekspertë do të vlerësojnë një tjetër vend ku mund të ndërtohet.

Kreu i këshilltarëve demokratë Luan Barçi,kërkoi që të gjendet vendi i duhur për ndërtimin e landfillit.

Në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të fierit, të premten, pritet të përcaktohet vendi i ri ku do të ndërtohet landfilli i përpunimit të mbetjeve të zonës së Myzeqesë.-oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?