Protestat e naftëtarëve, aktivisti Leka: Shteti e ka privatizuar në formë korruptive uzinën

Aktivisti i Organizatës Politike, Klodi Leka ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Ora News, ku ka folur për protestën e naftëtarëve të Ballshit.

Leka fajsuar shtetin për të gjithë këtë situatë, duke e akuzuar se ka privatizuar uzinën e naftës në formë korruptive, teksa ka shtuar se kompanitë private fantazëm janë ato që e kanë zhvatur atë.

Problemi i madh është se shteti është ai që e ka privatizuar në formë korruptive uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa kompanitë private, shumica fantazëm pas të cilave fshihen edhe biznesmenë të mëdhenj, e kanë zhvatur uzinën, e kanë zhvatur uzinën dhe djersën e punëtorëve dhe në fund e kanë lënë uzinën peng në bankat e huaja. Pra uzina momentalisht është kolateral. Shteti nuk kërkon të marrë asnjëlloj përgjegjësie për këtë privatizim korruptiv dhe për këtë pasuri që akoma mbetet një pasuri strategjike kombëtare. Të gjithë firmat që janë ofruar më vonë për t’i dhënë zgjidhje, janë të vogla, jo serioze, fantazëm që kanë pasur si qëllim vetëm që t’i shfrytëzojnë punëtorët dhe uzinën pa paguar asnjë taksë në shtet. Të zhduken më pas, siç kanë bërë gjithmonë”, ka thënë Leka.

Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit protestuan përpara Ministrisë së Infrastrukturës, ku kërkojnë pagat e prapambetura nga kompanitë. Ata u shpërndanë me forcë nga Policia, në kuadër të rregullave anti-covid.

SHKARKO APP