Protestat e PD, Zhupa për molotovët: Kanë qenë figurative! Nuk përjashtojmë asnjë skenar

Protestat e dhunshme të PD me molotovë, për deputeten demokrate Ina Zhupa, janë figurative dhe çdo formë është e pranueshme. Për të qëllimi s’është cenimi i rendit demokratik ose jetës së policëve.

”Format janë të gjitha të pranueshme sepse asgjë nuk ka qenë me qëllim prishjen e rendit demokratik. Asgjë nuk ka qenë me qëllim cenimin e jetës së policisë. Gjithçka ka qenë figurative. Edhe kur goditet me molotovë apo mjete piroteknike, goditet një godinë që është simbol i korrupsionit në Shqipëri siç është kryeministria”, tha Zhupa.

Ajo refuzoi të përshkruante strategjinë që do të ndiqet më 22 mars, por asnjë mundësi përshkallëzimi nuk përjashtohet. ”Nuk kemi përjashtuar asnjë skenar, por çdo gjë është në kohën e duhur. Nëse skenari s’i shërben stategjisë që kemi, nuk vlen”, tha Zhupa duke i ftuar të gjithë në protestën e 22 marsit pasi qeveria ”është bërë pengesë për drejtësinë dhe integrimin europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7330 (61.4%)
Jo 4601 (38.6%)

Vota totale: 11931