Protestat e studentëve, Basha: Anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë kur të vijmë në pushtet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, se PD do anulojë ligjin e Arsimit të Lartë sapo të vijë në pushtet. Basha komentoi protestën e studentëve duke e cilësuar atë të drejtë pasi sipas tij qeveria nuk ka investuar në infratrukturën universitare dhe atë akomoduese 5 vitet e fundit. Basha tha se PD ka një plan të qartë për dyfishimin e buxhetit për arsimin si dhe një plan konkret për të investuar në universitete dhe konvikte. Sipas tij, qeveria i ka paratë por nuk do t’i investojë pasi sipas tij ato para janë të destinuara për të përfunduar në xhepat e palëve të treta.
Kreu i PD foli edhe për banorët e “Unazës së Re” duke ritheksuar aty po grabitet prona private dhe buxheti i shtetit. Sipas Bashës, janë 40 milionë euro të cilat janë planifikuar të përfundojnë në xhepat e oligarkëve. Basha do të flasë edhe për Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike që u mbajt ditën e shtunë, organizimi për zgjedhjet lokale, marrëdhënien me parlamentin apo dhe protestën te “Unaza e Re”.
Sjellja e opozitës në raport me protestat, Basha: Kemi 5 vite që denoncojmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha krahasoi cështjen e Universiteteve me ndërtimin e Unazës së Re. Basha tha se tek Unaza e Re, ka një plan vjedhjeje, por edhe për pastrimin e parave që vijnë nga droga dhe krimi. Basha tha: Ky është një sistem vjedhjeje, ne kemi një plan të qartë. Ne mbështesim 8 pikat e studentëve. Në planin tonë që e kemi parashtruar, ne themi dyfishim të buxhetit për Arsimin e Lartë. Ne i hapëm rrugë arsimit privat, por nuk kemi patur klientelizëm. Ka njerëz që e thonë nga naiviteti e të tjerë nga propoganda. Mediat, gjykata, shërbimi sekret, ka cdo gjë në dorë.Tarifat janë reflektimi i vjedhjes. Po heq paralele mes Unazës së Re dhe Universitet. Unaza e Re, vjedhje ashiqare, kanë hapur llogari sekrete bankare. Pasi t’ju prishin shtëpitë, do të ndërtojnë pallatet për të pastruar paratë e drogës. Elementë të krimit të organizuar që do t’i bëjmë emrat e tyre publike. Nesër, maksimimumi pasnesër, s’kanë ku të shkojnë. Janë duke bërë falsifikime, por s’kanë ku të shkojnë.
Kioskat universitare në kohën e qeverisë Berisha/ Basha në “5 pyetjet nga Babaramo”: Ka vend për reflektim
Bojkoti i opozitës/ Deklarata e fortë e Bashës : Jam gati t’i djegim mandatet
Lulzim Basha ka thënë se opozita nuk e ka bojkotuar Kuvendin. Basha tha se ka mundësi që opozita të jetë në Kuvend ditën e enjte për të nisur punë me Vettingun e politikanëve pas dhënies së dritës jeshile nga Komisioni i Venecias. Basha tha se ka një opsion për djegie të mandateve.
“S’ka bojkot për Kuvendin. Nuk ka qenë bojkot. Në shtator ne nxorrëm 3 platforma që i konsiderojmë emergjente, vettingun e politikanëve, ligjin anti-mafia dhe dekriminalizimin. Të parën Rama e përqeshi, më pas e refuzoi e më pas e coi tek Venecia. Venecia i dha dritën jeshile. Tha që konstatoj probleme në Shqipëri të politikës me krimin. Propozuam mekanizmin e dekriminalizimit. Kërkuam monitorim ndërkombëtar, shqiptarët e duan Vettingun e politikanëve, e mbështesin iniciativën tonë. Ka disa opsione që po diskutohen, një grup thotë të djegim mandatet, një grup thotë të hyjmë në seancë për Vettingun se ajo është kauza jonë. A jam unë gati? Po, unë jam gati në cdo moment t’i djegim mandatet.”-tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/369637446944473/
KOHA JONË SONDAZH

