Deputetët në seancë, qytetarët mblidhen te Parlamenti. Policia vendos gardh metalik
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës jashtë ambienteve të Kuvendit, ku do të mbahet seanca plenare.
Kjo protestë ishte paralajmëruar prej ditësh dhe për këtë arsye forca të shtuara ndodhen në terren, ndërsa kordoni ndodhet në gatishmëri për nisjen e tubimit.
Disa prej tyre janë ulur në rrugë.
Efektivët janë vendosur në ambiente të ndryshme, duke vendosur gardh metalik dhe kordon në akset që të çojnë te godina e Kuvendit.

KOHA JONË SONDAZH

