Protestë dhe seancë, të rinjtë e FRPD përplasen me policinë

Momente tensioni mes të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike me efektivët e policisë para ministrisë së Brendshme.

Të rinjtë demokratë protestojnë sot, teksa mbahet seanca e radhës parlamentare.

Kështu protesta e tyre pritet të kulmojë para Parlamentit, ku kësaj radhe opozita ia ka lënë në dorë protestën e përjavshme të rinjve, për shkak se të shtunën më 13 prill do të mbahet protesta masive e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse bëhet fjalë për një protestë simbolike dhe me numër shumë më të ulët nga protestat e kaluara, policia sërish ka marrë masa, duke krijuar gardh përreth parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në seancën e sotme do të raportohet raporti i progresit i Shqippërisë, lidhur me rrugën drejt Bashkimit Europian.

Parashikohet gjithashtu që të ketë diskutime, lidhur me grabitjen e kësaj të marte në aeroportin e Rinasit ku u morën rreth 10 milionë euro, ndërkohë që njëri nga të dyshuarit, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?