Protestë edhe në Durrës, qytetarët bllokojnë lëvizjen e mjeteve

Edhe në Durrës qytetarët kanë dalë në protestë, duke kërkuar që qeveria të marrë masa kundër rritjes së frikshme të çmimeve.

Ata janë kundër rritjes së çmimeve ndërsa disa prej tyre mbajnë në dorë pankartën “protesto edhe ti për rritjen e pagave dhe pensioneve”. Në protestë ka prani të shtuar forcash policore që janë për të parandaluar çdo bllokim rruge. Protestës i bashkohet dhe Konfederata e Sindikatave.

Protestuesit po lëvizin drejt Urës së Dajlanit që lidh qytetin e Durrësit me autostradën, ndërsa një pjesë po përpiqen të bllokojnë qarkullimin edhe në rrugën paralel me rrethimin e portit.

SHKARKO APP