Protestë edhe në Korçë, banorët kundër ndërtimit të gurores në Malin e Omit

Banorët e 8 fshatrave të Kolonjës janë bërë bashkë për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e një guroreje në Malin e Omit, pranë zonës së mbrojtur të Gërmenj Shelegurit.

Banor: “Janë rreth 8 fshatra që preken nga gurorja.”

Në dëgjesën e dytë publike, ata votuan qartë kundër gurores që sipas tyre do të shkaktonte masakër mjedisore në një zonë që synon të zhvillohet përmes turizmit të natyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banor: “Është gjynah të prishet kjo mrekulli këtu.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët thonë se pyjet e malet janë pasuria me e madhe për komunitetin me disa mijëra banorë dhe gurorja sipas tyre do ti dëmtonte.

Inspektoriati i Mjedisit i kontaktuar tha se nuk do të ketë leje mjedisore për projektin, por edhe në rast të kundër, banorët e Kolonjës paralajmëruan se ata do të bëhen pengesë e projektit.

Banor: “Gjithë këtë bukuri që na e ka dhënë natyra, pse ta prishim?”

Në dëgjesën publike morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe Ministrisë së Turizmit.

Ora News - Korçë, banorët kundër ndërtimit të gurores në Malin e Omit

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?