Protestë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj shqiptarëve, manifestim edhe kundër Ramës
Qindra qytetarë protestuan këtë të hënë në Prishtinë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj Shqiptarëve.
Në manifestimin e organizuar nga këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile për të ngritur shqetësimin e madh se Prishtina po i jep pak vëmendje dhe Tirana aspak, problemit serioz të spastrimit të heshtur etnik që po bën Serbia në Luginën e Preshevës.
Po ashtu protestuesit shtuan se po përpiqen që të organizojnë një protestë paqësore edhe në Shqipëri, pasi sipas tyre, Edi Rama nuk ka folur kurrë për Luginën e Preshevës.
KOHA JONË SONDAZH

