Protestë në Durrës kundër shtetit policor. Qytetarët reagojnë për gjobën 50 milionë lekë ndaj 75-vjeçarit Abdullah Deliallisi

Qytetarët e Durrësit dhe përfaqësues të LSI-së kanë zhvilluar sot një miting protestë para Drejtorisë së Policisë së Qytetit të Durrësit. Protestat vjen pas gjobës që policia vendosi ndaj kryetarit të shoqatës “Durrësi Autokton” Abdullah Deliallisi.

75-vjeçari Deliallisi u gjobit me 5 milionë lekë të reja sepse organizoi ceremoninë për ndër të arkitektit durrësak Vangjel Toçe. Ceremonia u mbajt në sallën e madhe të Pallatin e Kulturës në Durrës duke respektuar distancën dhe rregullat kundër pandemisë.

Por Policia e Shtetit vendosi të gjobisë me një gjobë marramendëse pensionistin dhe intelektualin e njohur durrsak,  Abdullah Deliallisi.

Në një njoftim për mediat, LSI e Durrësit shprehet se gjoba ndaj intelektualit është një ndëshkim ndaj qytetarisë së durrsakëve. “Ndal shtetit policor. Ndal gjobave ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit. Ndal gjobave ndaj qytetarisë së Durrësit. Jemi kundër gjobës prej 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe. “Rilindja” gjobit intelektualët dhe pensionistët ndërsa oligarkëve u jep qindra milionë euro tendera dhe PPP. Krye-oligarkut Rama dhe shtetit policor e anti-qytetar të “Rilindjes” do i vijë fundi më 25 prill”,- thuhet në njoftimin e LSI në Durrës.

SHKARKO APP