FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestë në Kryezjarr për rrugën e dëmtuar, kryebashkiaku Llatja siguron garanci nga kompania për rehabilitimin e plotë

Banorët e fshatit Kryezjarr në Elbasan kanë dalë në protestë për dëmtimin e rrugës, duke ngritur shqetësime për gjendjen e amortizuar të infrastrukturës si pasojë e qarkullimit të mjeteve të rënda të angazhuara në ndërtimin e nënstacionit elektrik në zonë. Për të adresuar situatën, kryebashkiaku Gledian Llatja zhvilloi një takim me banorët, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre lidhur me dëmet e shkaktuara në rrugë dhe ndikimin që punimet kanë sjellë në përditshmërinë e komunitetit.

Më pas, së bashku me një përfaqësi të banorëve, Llatja zhvilloi një takim edhe me drejtuesit e kompanisë që po realizon investimin, prej të cilëve mori garancinë se menjëherë pas përfundimit të punimeve do të nisë rehabilitimi i plotë i rrugës dhe rikthimi i saj në gjendjen e mëparshme.

Krybashkiaku i Elbasanit, Llatja e konsideroi ndërtimin e nënstacionit elektrik si një projekt të rëndësishëm për zonën dhe përmirësimin e furnizimit me energji, duke theksuar se investime të tilla janë të nevojshme për zhvillimin. Në bashkëpunim me kompaninë dhe inxhinierët e Bashkisë Elbasan, do të ketë monitorim të vazhdueshëm të urave dhe segmenteve rrugore për të evidentuar çdo dëmtim të mundshëm gjatë vijimit të punimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, mes kërkesave të banorëve dhe nevojës për të çuar përpara investimin, Bashkia Elbasan ka marrë rolin e ndërmjetësit, duke garantuar që dëmet e shkaktuara të riparohen dhe infrastruktura të rikthehet në standardet e mëparshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?