Protestë në Maqedoninë e Veriut, kryeopozitari: Nuk më intereson mesazhi i Ramës

Opozita në Maqedoninë e Veriut po proteston këtë mbrëmje, kundër propozimit francez, në lidhje me veton bullgare. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para fillimit të protestës u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të mbrojtur vlerat europiane dhe shpëtuar procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. po ashtu ai tha se nuk i intereson mesazhi i Edi Ramës, por i mijëra njerëzve që janë në shesh.

“Kjo është një protestë mbarëkombëtare, këtu nuk ka politikë, është vetëm një parti, ajo është Maqedonia. Ajo që dua të them është se sot Maqedonia po zgjohet dhe të gjithë ata që duan t’i japin fund Maqedonisë me nënshkrim, do t’i japin fund. Unë nuk dua të jem në Evropë sepse dua të jem maqedonas.Ne nuk kemi nevojë për Evropën nëse duan të na asimilojnë. Dua t’u them atyre në qeveri se nuk më intereson mesazhi i Edi Ramës, për mua është i rëndësishëm mesazhi i këtyre mijëra njerëzve këtu, kjo është jo”, tha Mickoski.

Lidhur me konsultimet me ministrin shqiptar Osmani, i cili sot tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin do të ketë tensione ndëretnike, Mickoski tha se nuk ka ndërmend as të përshëndesë e aq më pak të bisedojë me politikanë të tillë që kërcënojnë tensione ndëretnike në një vend anëtar të NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?