Vijon fushata e mbjelljes së pemëve në Elbasan, Llatja: Mbi 15 mijë fidanë deri në muajin mars

Bashkia Elbasan vijon fushatën e mbjelljes së pemëve me synimin që deri në muajin mars të mbillen mbi 15 mijë fidanë të rinj në të gjithë territorin e saj. Fokus i kësaj nisme janë zonat e dëmtuara nga zjarret dhe erozioni, por edhe institucionet arsimore, duke e parë ndërgjegjësimin mjedisor si një proces që nis që në bankat e shkollës.
Në kuadër të kësaj fushate, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan, Vesa Llana Lico, iu bashkuan nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kuqan” për mbjelljen e pemëve në ambientet e shkollës.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve është thelbësore për suksesin e nismave mjedisore.
“Fëmijët dhe rinia janë mbështetja më e madhe për një mjedis më të gjelbër. Për këtë arsye, do të jemi të pranishëm në çdo shkollë të territorit të bashkisë me fushatën e pyllëzimit dhe pastrimit të mjedisit”, u shpreh ai.

Bashkia Elbasan synon që përmes këtyre aktiviteteve të kontribuojë jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së mjedisit, por edhe në edukimin e brezit të ri me vlerat e kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj natyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?