Protestë në qytetin ku Rama është deputet/ Operatorët turistikë, artistët dhe pronarët: Po falimentojmë

Vendimi i qeverisë për të mbyllur klubet e natës, ”lounget” dhe jo muzikë live pas orës 20:00, nuk është pritur mirë as në qytetin ku kryeministri Edi Rama është deputet. Operatorët turistikë, artistët dhe pronarët e shumë loungeve, apo lokaleve të natës po protestojnë në Lungomare.

Me banderolën “Vlora proteston na lini të shërbejmë” ata kërkojnë tërheqjen nga ky vendim i marrë më 20 korrik. Rreth 80 subjekte preken në Vlorë nga ky akt normativ i vendosur nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë së Covid-19. Ata parashtrojnë kërkesat për ndryshime në aktin normativ ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. Artistët thonë se qeveria mund të marrë minimalisht parasysh suportimin e këtij sektori me përfshirje në paketë fiskale.

“Jemi shumë të penalizuar nga situata, të gjithë fajësojmë qeverinë, por ajo duhet të na ndihmojë jo të na penalizojë, kjo është kërkesa që po bëjmë në protestën e sotme. Mbyllja është falimentim për çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Ne sapo përgatiteshim kundrejt masave që kishte dhënë qeveria por na penalizoi më shumë se sa mendonim. njerëzit nuk duan që të pinë kafe e të shohin policin. Protestat duhet të bëhen në të gjithë Shqipërinë”.

Qeveria mbyll club-et / Operatorët turistikë e artistët protestë në Lungomare: Po falimentojmë!

SHKARKO APP