Protestë në sheshin ”Nënë Tereza”, Meta: Solidarizohem me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj krimit

Në orën 18:30, në sheshin ”Nënë Tereza” në Tiranë, do të mbahet një protestë për të dënuar abuzimin seksual të 5 burrave me 11-vjeçaren. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi në Facebook, pohoi se mbështest protestën për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale.

Postimi i plotë

Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?