Protestë në Shkodër në mbështetje të kryekomisarit të arrestuar: “Na ka ardhur në majë të hundës”

Një protestë qytetare është mbajtur këtë të diel pranë Gjykatës së Shkallës se Parë në Shkodër në mbështetje te kryekomisar Saimir Rrustemit dhe 13 te arrestuarve të tjerë të dyshuar për disa tendera për rikonstruksionin e godinës se komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe.

Një protestues deklaroi se Rustemi ishte një kryekomisar që bënte me devotshmëri detyrën në përballjen me krimin dhe shteti duhet t’i vlerësojë këto figura.

“Të vijnë këtu e ta shohin dhe të reflektojnë. Jo vetëm Saimirit, por të gjithëve ne këtu na ka ardhur në maj të hundës, sepse po bëhen padrejtësira të jashtëzakonshme çdo ditë Ata ta shohin Saimiri ka bërë një punë të jashtëzakonshme që rrallë kush e bën. Është një njeri i ndershëm që ka sakrifikuar familjen dhe jetën në shumë raste dhe kjo qeveri duhet me i vlerësu këta njerëz, përndryshe duhet me ik nga ky vend se nuk durohet më”, tha njëri prej protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Na ka ardhur në majë të hundës”- Protestë në Shkodër në mbështetje të kryekomisarit të arrestuar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?