Protestë në Tiranë kundër bombardimeve: Jam Palestina, a më dëgjon?

Konflikti që është duke ndodhur aktualisht mes Palestinës dhe Izraelit duket se ka ngjallur dhe reagimin e qytetarëve në vendin tonë.

Një protestë kundër bombardimeve izraelite ndaj popullit palestinez është mbajtur pasditen e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije se dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” më flamuj dhe pankarta në duar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me thirrjet “Free Palestine” dhe “Jam Palestina, a më dëgjon?”, qytetarët kanë kërkuar fundin e dhunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se sipas raportimeve të mediave të huaja të paktën 139 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Tetë vetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?