Protestë në Tiranë për vaksinimin e detyruar
Edhe ditën e sotme qytetarët e Tiranës kanë planifikuar një protestë në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza” kundër vaksinimit me detyrim.
Kjo është java e pestë radhazi që qytetarët me anë të protestave kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të pezullohet vendimi për vaksinimin me detyrim.
Nisma e qytetarëve kundërshton fort vaksinimin e detyruar të njerëzve dhe mbi të gjitha atë të fëmijëve pasi disa mjekë në vendin tonë kanë njoftuar se së shpejti do të vaksinohen edhe fëmijët e vegjël.
Gjithashtu qytetarët kërkojnë rihapjen e auditoreve për studentët, pasi edhe për ata vaksinimi i detyruar është kusht për të hyrë në auditor. Avokati i njohur Altin Goxhaj është ai që fton qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë e cila është e ligjshme, pasi protesta të tilla po organizohen në vende të ndryshme të Europës.