Protestë para godinës së qeverisë, burri i ish-ministres godet efektivin (VIDEO)

Gjatë protestë para godinës së qeverisë kosovare, kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike që kjo parti organizoi të shtunën para qeverisë.

Gjatë protestës, ku morën pjesë disa mijëra vetë, pati edhe përleshje me policinë që ishte vendosur para godinës së qeverisë. Protesta u thirr nga Molliqaj, dikur pjesë e Vetëvendosjes.

Burri i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahni tha se do organizojë edhe protesta të tjera. Molliqaj ka akuzuar Policinë se po vepron politikisht dhe i ka quajtur të pasjellshëm efektivët.

“Manifestimi i sotëm nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e njerëzve që u vetorganizuan, madje sollën edhe parulla me vete; nuk do të ishte i mundur pa gazetarët që kanë informuar rregullisht dhe drejt mbi rritjen e çmimit të rrymës, por edhe lajmet për protestën. Ky bashkim nuk është bashkim në shërbim të askujt veçanërisht. Ky lloj mobilizimi është i mundur vetëm kur ndërmjetësohet dhe ka në qendër interesin publik. Përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

SHKARKO APP