Protestë për dhunimin barbar të 22-vjeçares nga Kenia: Pse policia e fshehu krimin?

Një protestë u mbajt këtë të premte nga anëtarë të Shoqërisë Civile për 22-vjeçaren nga Kenia, e cila ndodhet prej muajsh në koma. Ajo u dhunua barbarisht nga persona të paidentifikuar. Gjatë protestës u kërkua që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe të gjendet autori, ndërsa u akuzua Policia për mbulim të krimit.

“Policia e Shtetit nuk u tha shqiptarëve se çfarë ndodhi, për një vajzë që ka ardhur nga një vend tjetër, ajo erdhi me një leje qëndrimi, dhe kur ke kontratë punë shteti shqiptar duhet t’i dalë zot këtyre njerëzve. Policia edhe pse kjo vajzë u plagos rëndë, në vend që ta bënte me dije, e fsheu këtë krim për muaj të tërë.

E fshehën të gjithë. Pse u fsheh ky krim? Ka të bëjë me një racizëm që nuk e ka Shqipëria, por disa koka të paformuara apo ka arsye të tjera. Policia e Shtetit për fat të keq është e kapur nga krimi. Kriminelet po bëjnë ligjin te policia. Ata ia mbyllen gojën Policisë së Shtetit. Ne dyshojmë edhe gjëra të tjera që lidhen me Kodin Penal.

A i çoi shiritat e krimit atje? Dyshojmë se policia është pjesëtare vetë. Po te flas ajo krimi zbardhet. Nëse do ti ndodhte një minoritari grek do ishte shkulur Policia e shtetit”, deklaroi avokati Idajet Beqiri.

SHKARKO APP