Protestë te Zogu i Zi, tentohet të bllokohet qarkullimi, policia shoqëron disa persona
Një protestë është zhvilluar mëngjesin e sotëm te nyja e Zogut të Zi në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Policia ka ndërhyrë për lirimin e aksit, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.
Ndërhyrja e policisë vijon për rikthimin e qarkullimit normal në zonë, ku trafiku është i rënduar për shkak të fluksit të automjeteve.
KOHA JONË SONDAZH

