Protestojnë kundër Tërmet Peçit, policia merr zvarrë tregtarët (VIDEO)

Aksioni i bashkisë së Tepelenës për lirimin e hapësirave publike në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ka pasur në rezistencën e tregtarëve ambulantë të cilët u përplasën me forcat e rendit dhe ato të policisë bashkiake. Tregtarët pretendojnë se po largohen nga vendi i punës së tyre vetëm për interesa të ngushta të një individi i cili do të ndërtojë një kompleks ne këtë zonë.

“Kemi 10 vite këtu. Nuk luaj këtu dhe do vdes. Bëri një lokal atje dhe kërkon të marrë deri në Gjirokastër”, u shpreh tregtari.

Por, kundërshtimet e tregtarëve nuk kanë zgjatur shumë pasi policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, një grua dhe një burrë ndërsa është bërë edhe konfiskimi i mallit që tregtohej aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, nëpërmjet zëdhënësit, Aleksandër Toti, bashkia sqaron se projekti qe do të zbatohet në Ujin e Ftohtë kap vlerën e 2 milionë eurove dhe parashikon punësimin e mbi 50 personave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bashkia e Tepelenës ka lidhur një marrëveshje. Këtu do të ndërtohet një biznes i fuqishëm dhe do t’i shërbejë zonës jo vetëm për nivelin e lartë të shërbimit, por edhe të punësimit të banorëve”,-u shpreh Toti. Në “Ujin e Ftohtë” në Tepelenë ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 40 shitës ambulantë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lnGzVmEaY64″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?