Protestuesi i veçantë para Kryeministrisë shton tepsitë

Ditën e sotme mijëra qytetarë shqiptarë janë nisur drejt kryeqytetit, në përgjigjë të thirrjes së opozitës për të protestuar. Sipas informacioneve, mësohet se në total pritet të ketë rreth 60 mijë protestues.

Kërkesa e tyre kryesore është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë një qytetar ka vendosur të protestojë në një mënyrë të veçantë.

Ai ka ankesa edhe për opozitën, e cila organizon protestën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kokë ai mban një objekt të formuar nga tre tepsi, ku janë të shkruara emrat e tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI. Ai mban gjithashtu të varur në qafë  edhe një karton ku shkruhet:

Swiss Digital Mobile Reklama
Nuk ka Shqipëri ka tepsi

Kujtojmë këtu se ditën e sotme janë mobizlizuar rreth 1600 forca policie, ndërsa në ndriçuesit e bulevardit, janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.

Deklarata e Dilaverit:

Të gjitha forcat politike janë njësoj për mua dhe për ne të gjithë. Këta kanë mbaruar, duhet një forcë politike e re për t’i zëvendësuar këta. Këta duhen hequr nga kjo skenë politike. Unë protestoj kundër këtij establishmenti që na la për 30 vjet larg Europës. Ideja për të protesuar me tepsi më ka ardhur nga vetë kryeministri ynë, ku për 30 vjet na kanë bërë të protestojmë me tepsi. Ditën e hënë do hedh kandidaturën për president i vetëshpallur para Ambasadës Amerikane. Pse të mos e hedh edhe unë kandidaturën?
Kjo klasë e korruptuar politike mbahet nga ndërkombëtarët, unë nuk do të jem pjesë e tepsisë. Ndërkombëtarët i tërheqin lehtë nga hundët këtë klasë politike. Ikanë llogaritë e tyre ofshore dhe bëjnë si të duan me këta.”
https://www.youtube.com/watch?v=FhUArzs1lTU

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?