FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh, turistët i ke midis nesh

Protesta qytetare para Kryeministrisë në Tiranë ka vijuar edhe në ditën e 15-të, ku një nga pjesëmarrësit ka mbajtur një fjalim me tone të forta politike, duke vlerësuar mobilizimin e qytetarëve dhe ndikimin e tij në zhvillimet institucionale.

Sipas tij, bashkimi i qytetarëve gjatë këtyre ditëve të protestës ka ndikuar në rritjen e vëmendjes institucionale ndaj situatës politike në vend, përfshirë edhe institucionet e drejtësisë.

Ai deklaroi se pjesëmarrja në protestë është rritur ndjeshëm nga dita në ditë, duke e cilësuar tubimin si një lëvizje të gjerë qytetare kundër qeverisë aktuale dhe kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E bëmë këtë qeveri të flasë me vete e t’i dalë nami në botën mbarë. Sot është dita e 15-të ku shqiptarët janë bërë bashkë kundër të keqes”, u shpreh ai para protestuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi gjithashtu se protesta ka treguar, sipas tij, një bashkim të qytetarëve të pas 35 viteve dhe e krahasoi pjesëmarrjen me figura historike.

“U mblodhën shqiptarët pas 35 vitesh të tregojnë që janë mbesa e nipa të Skënderbeut. Nisëm me 2 mijë, dje ishim 200 mijë në shesh”, deklaroi pjesëmarrësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?