Protestuesi qëllon me gurë ndaj forcave të rendit, por kapet nga policia
Protesta e opozitës e zhvilluar këtë të martë në kryeqytet u shoqërua me episode dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Përveç bombave Molotov dhe lëndëve piroteknike, protestuesit kanë përdorur edhe sende të forta në drejtim të policisë.
Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, një prej protestuesve shihet duke goditur me gurë në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Ai është neutralizuar nga forcat e rendit dhe më pas është shoqëruar për t’u arrestuar.
Si pasojë e përplasjeve, raportohet se tetë efektivë policie kanë mbetur të plagosur, duke e bërë këtë protestë jo paqësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se dëmtimet janë shkaktuar nga përdorimi i molotovëve, fishekzjarreve dhe sendeve të forta.
Aktualisht, policia ka nisur shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa situata në zonë po monitorohet nga forca të shtuara të rendit.
KOHA JONË SONDAZH

