FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesit: Do të rrethojmë SPAK, të firmosin fletë arrestin për kryeministrin!

Gjatë protestës së 15-të para Kryeministrisë, një nga organizatorët ka drejtuar thirrje të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar veprime të menjëhershme ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

Në deklaratat e tyre, protestuesit kërkuan lëshimin e urdhër-arresteve për politikanë të korruptuar, duke theksuar se mbështesin institucionet e drejtësisë, por presin prej tyre veprime konkrete.

“Thirrja shkon për SPAK, të veprojë para se populli shqiptar t’ju rrethojë. Nesër do të rrethoheni në mënyrë paqësore nga qytetarë e nuk do të dilni nga SPAK pa lëshuar urdhër arreste për politikanët e korruptuar. Firmosni për Ramën. Ne ju mbështesim, por nëse nuk veproni, do t’ju rrethojmë deri në urdhërarreste.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK vepro! Ne jemi me ju”, tha një prej drejtuesve të protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?