Protestuesit “gjobisin” policinë (FOTOLAJM)
Prej ditësh protesta e studentëve ka “pushtuar” ekranet televizive prej pjesëmarrjes masive, ku vëmendje të madhe kanë marrë mesazhet e dhëna nga pankartat. Pasditen e sotme, disa prej tyre vendosën të bllokojnë “Zogun e Zi” pasi kryeministrit Edi Rama i mbaroi afati (ora 16:00) për të plotësuar kërkesat e studentëve. Një pankartë është krijuar sot vetëm për Policinë e Shtetit, të cilëve i vendos një gjobë të lartë. “Tani kemi rradhën ne për të vënë gjobë 100000000000 €”, shkruhej në pankartë.

KOHA JONË SONDAZH

