Protestuesit ndezin koshat e mbeturinave, Policia ndërhyn dhe shuan flakët

Protesta pranë Parlamentit është shoqëruar me tensione, teksa disa protestues u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave në afërsi të qendrës tregtare pranë godinës së Parlamentit. Flakët kanë shkaktuar momente tensioni në zonë, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij. Koshat e mbeturinave janë fikur pak minuta pas ndezjes, ndërsa situata është monitoruar nga forcat e rendit të pranishme në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?