Protestuesit tentojnë të ngjiten në katin e dytë ku ndodhet Lulzim Basha. Policia bëhet gati për të ndërhyrë

Deri në këto momente protestuesit e Berishës kanë shpërthyer dhe thyer dyert e katit të parë. Berisha ndodhet në oborrin e PD-së rrethuar nga mijëra vetë.

Ai ka bërë thirrje për qetësi, porse ka deklaruar se sot zyrat do pastrohen nga Basha.

Ndërkohë protestuesit kanë gjetur shkallë për tu ngjitur në katin e dytë ku ndodhet Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se si do të arrijnë të futen në katin e dytë, sepse kati dytë është krejt i blinduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga pas godinës së PD-së ndodhen qindra forca policie dhe një makinë e blinduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?