Protestuesja humb ndjenjat pas përplasjes me policinë, e mbuluar me flamurin e SHBA-ve (Video)

Një prej protestueseve, banore e Astirit ka humbur ndjenjat përpara Kuvendit, pas përplasjes me punonjësit e policisë, dhe më pas është mundur që të dërgohet drejt spitalit.

Prej disa minutash situata mes punonjësve të policisë dhe banorëve ka qenë mjaft e tensionuar, ndërsa janë lënduar dhe disa efektivë.

Protestuesja ishte mbuluar me flamurin e SHBA-ve, për të treguar se protesta e tyre është larg ngjyrimeve politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit këmbëngulin se shashkat nuk janë hedhur nga ana e tyre, po nga persona që kërkojnë që të provokojnë situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që për situatën ka reaguar pak minuta më parë dhe policia e shtetit.

”Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. `

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Protestuesja humb ndjenjat pas përplasjes me policinë, protesta e banoreve te Astirit

/Faxweb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?