Prova të reja për vrasjen e shqiptarit në Greqi

Mediat greke kanë publikuar prova të reja rreth vrasjes së shqiptarit, i gjetur mëngjesin e ditës së djeshme. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të mjekut Theodore Vougiouklakis, vdekja ka ndodhur pasi është qëlluar me një armë gjuetie, duke u goditur me një plumb në qafë. Sipas autopsisë, plumbi ka depërtuar në pjesën e gjoksit.

Pasi është bërë vrasja, shqiptarit i është prerë koka. Sipas medieve greke, me prerjen e kokës, autori synonte të zhdukte provat për aktin vrastar. Sipas ekspertit mjeko-ligjor, viktima nuk ka pësuar traumë dhe nuk ka rezistuar.

Hetimet po vijojnë ende për zbulimin e autorëve, duke u orientuar rreth të kaluarës së viktimës. Sipas medieve greke, 26 vjeçari shqiptar ka kryer burg në Shqipëri për vepra të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet greke kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për hetimet e mëtejshme. Shqiptari ka disa tatuazhe në trup, të cilat i referohen burgimit, interpretojnë mediat greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këtyre medieve, krimi është kryer mbrëmje  e së dielës rreth orës 21:30 minuta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gliki, në një stallë bagëtish, ku i riu kishte dy muaj që punonte si bari.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lNAp3u3wMQA” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?