Prova të tjera kundër Tahirit? Flet avokati: E njëjta gjë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë nesër në 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për verifikimin e masës së sigurisë dhe të merret në pyetje. Tahiri do të shoqërohet me policë nga banesa e tij tek “Kodra e Diellit” për në sallën e gjyqit, ku gjyqtare e seancës do të jetë Liliana Baku.

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vendimi i Gjykatës që caktoi “arrest shtëpie”, për avokatin, Maks Haxhia, nuk ka asnjë provë të re.

Ai u shpreh se edhe përgjigjet e letërporosive nga Greqia dhe Italia, përveç konfirmimit të udhëtimeve të Saimir Tahirit me familjen e tij, të cilat ishin deklaruar edhe nga vetë ai, nuk kanë sjellë asnjë provë të re. Haxhia thotë se sipas përgjigjeve të letërporosive, është konfirmuar që Tahiri nuk është takuar dhe as ka komunikuar me Habilajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk ka absolutisht asnjë provë të re. Është e njëjta gjë si herën e parë. Kanë ardhur vetëm përgjigjet e letërporosive nga Greqia dhe Italia që konfirmojnë faktin se Tahiri ka kaluar atje me familjen, por absolutisht asnjë fakt që ta lidhë atë me Habilajt, qoftë takime apo komunikime”, u shpreh avokati Haxhia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, ai konfirmoi se do të apelojnë masën e “arrestit shtëpiak”, por pasi të njihen me vendimin e arsyetuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?