Provat e reja të Tahirit, Paloka-Ramës: Presion mbi prokurorinë, po mbyllet çështja
Pak orë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dokumente që sipas tij janë vendimtare për çështjen në ngarkim të tij, një reagim ka ardhur nga Partia Demokratike.
Është Edi Paloka, nënkryetari i PD, që akuzon kryeministrin Edi Rama, se po bën presion mbi prokurorinë dhe se po manipulohet opinioni publik për të mbyllur çështjen. Paloka ka thënë se është fakt tashmë që Tahiri ka ndihmuar Habilajt dhe është i përfshirë në trafikun e drogës.
Pjesë nga deklarata e Edi Palokës:
E ashtuquajtura provë e re, që Tahiri e paraqiti si lajm është se në Itali s’është nën hetim. Kjo është alibia që Rama i dha Tahirit, dhe këtu fshihet presioni që po i bëhet prokurorisë për të mbyllur çështjen. Është fakt se shteti italian s’mund të hetojë shtetas shqiptar që kryen krim në shtetin shqiptar.
Garantojmë Arta Markun, Donika Prelën dhe çdo prokuror se dita e drejtësisë do të vijë edhe për ta. S’do e shpëtojnë dot Tahirin, Dakon, Ballën, Xhafajn e aq më pak Edi Ramën.
KOHA JONË SONDAZH

