Provimet e lirimit, rreth 29 mijë nxënës testohen sot në matematikë

Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë, atij të matematikës.

Sipas rregullores ata duhet që të paraqiten në mjediset shkollore 1 orë para nisjes së provimit.

Provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Provimi i fundit, ai i gjuhës së huaj do të zhvillohet në datën 28 qershor.

Ai mund të jetë në gjuhën angleze, italiane, gjermane apo franceze, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.

SHKARKO APP