Provimet e Maturës/ Për herë të parë teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot një grup maturantësh ekselentë nga gjimnazet e Tiranës, për të diskutuar mbi zhvillimin e Maturës Shtetërore dhe për të ndarë risitë e këtij viti në procesin e provimeve.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët të cilët janë me aftësi speciale.
“Testet model, që ne tashmë u bënë dy vite që i japim për nxënësit maturantë që në muajin janar, janë një mundësi shumë e mirë që të familjarizoheni me mënyrën e testit për katër provimet e maturës. Ajo që është e rëndësishme këtë vit është se fondin e pyetjeve e kemi të riorganizuar, sepse edhe mësuesit që janë përfshirë, hartuesit e tezave, i kanë riparë me shumë kujdes. Nga ana tjetër, sa i përket administratorëve të testimit, do të jenë mësuesit të cilët do të jenë në ambientet e përzgjedhura të testimit dhe do të jenë mbi 140 shkolla të cilat janë vendosur të jenë ambientet e testimit për provimet e maturës shtetërore. Janë të angazhuar më shumë se 640 vlerësues, pra mësues që do të korrigjojnë testet”, tha Manastiliu.
KOHA JONË SONDAZH

