Provimet e vjeshtës, 4 mijë maturantë në testim

Kur shumica e maturantëve presin me ankth pranimet nga universitetet, të tjerë pritet t’i nënshtrohen sërish provimeve të maturës. 4 mijë gjimnazistë mbetës do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës për të përmbyllur fillimisht shkollën e mesme.

Në 26 gusht do të zhvillohet provimi i gjuhës e huaj për të vijuar me datat e tjera deri në 6 shtator. Drejtoresha e qendrës së shërbimeve arsimore tregon për A2 se vjeshta nuk do të cenojë standardin e provimeve dhe as do të ulë shkallën e vështirësisë. “Nuk ka asnjë lloj dyshimi që testi i qershorit është më i vështirë dhe i vjeshtës është më i lehtë. Tekstet kanë të njëjtin nivel të vështirësisë”, thotë ajo.

Maturantët kalues dhe me mesatare mbi 6,5 kanë shanse për të hyrë në universitete por vetëm në degët e mbetura bosh nga raundi i parë. “Nëse ata përmbushin kriterin e notës mesatare, patjetër që këta do të kenë mundësinë për të aplikuar në raundin e dytë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa maturantët që edhe në vjeshtë nuk arrijnë të kalojnë duhet të presin vitin tjetër për t’iu nënshtruar sërish maturës shtetërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?